Të shtëna me armë zjarri në Klinë, raportohet për dy të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Klinë, raportohet për dy të plagosur
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e mbrëmjes në Klinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka konfirmuar rastin për Gazeta Enigma, ndërsa ka deklaruar se janë ende në pritje të mbledhjes të raportit.

Nga këto të shtëna, raportohet të kenë mbetur të plagosur dy persona.

Njëra prej faqeve lokale të qytetit dukagjinas ka publikuar edhe pamje nga ky rast që thuhet të ketë ndodhur në sheshin “Faruk Elezi”.

Related Articles