Të shtëna me armë zjarri në një fshat të Gjakovës

Të shtëna me armë zjarri në një fshat të Gjakovës

Një incident raportohet se ka ndodhur të premten rreth orës 14:50 në fshatin Rakoc të Gjakovës.

Një burrë e ka njoftuar policinë se pasi ka dëgjuar të shtëna nga arma, ka vërejtur në murin e shtëpisë dy vrima që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit.

“Në vendin e ngjarjes njësia policore ka gjetur dhe sekuestruar një predhë të kalibrit 7.62mm. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë

Rasti po hetohet nga policia si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Related Articles