Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Athinë, vritet një shqiptar

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Athinë, vritet një shqiptar

Në Athinë të Greqisë, një person ka shtënë me armë zjarri jashtë një kafeneje në sheshin e frekuentuar të Nea Smyrni, duke vrarë një burrë dhe plagosur dy të tjerë.

Sipas mediave greke, personi që ka humbur jetën është me origjinë shqiptare.

Pas të shtënave zona është rrethuar nga forcat e policisë dhe një ambulancë që ka marrë dy të plagosurit dhe të ndjerin që ishte pronari i kafenesë.

Sipas informacioneve, viktima ka qenë jashtë kafenesë kur autori, gjithashtu me origjinë shqiptare, ka kaluar aty dhe e ka qëlluar. /abcneës.al/

Related Articles