Në orët e para të mëngjesit të sotëm, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri të pompa e derivateve “Kastrati” në Fushë Kosovë.
Siç mëson Sinjali, për motive akoma të panjohura, dikush po dyshohet se ka gjuajtur me armë dhe më pas ka ikur me një veturë të tipit Golf.
Të njëjtat burime thonë se viktima e rastit, një 23-vjeçar ka dhënë deklaratë para zyrtarëve policorë, ku ka rrëfyer atë që ka ndodhur.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes, një njësi policore ka sekuestruar gëzhojat dhe ka kryer ekzaminimet e nevojshme.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për identifikimin e të dyshuarit dhe kapjen e tij.