Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, arrestohet një person

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, arrestohet një person

Të shtunën Policia ka arrestuar një burrë në Prishtinë nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri nga dritarja e shtëpisë së tij, raporton Gazeta “Enigma”.

Policia ka deklaruar se ka siguruar edhe video-incizimin si dëshmi e të shtënave.

“I dyshuari m/k dyshohet se nga dritarja e shtëpisë se tij ka shtënë me armë zjarri. Njësitet policore kanë siguruar edhe video incizim si dëshmi e të shtënave. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Gazeta Enigma/

Related Articles