Mbrëmjen e së hënës një person ka vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Hajvali, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.
Ai tha se i njëjti kishte plagë nga arma e zjarrit. “Në QKUK ka ardhur i vdekur me plagë nga arma e zjarrit”, tha Syla.
Gazeta “Enigma” ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një konfirmimi zyrtar.