Të shtëna me armë zjarri nga vetura në lëvizje në Mitrovicë

Të shtëna me armë zjarri nga vetura në lëvizje në Mitrovicë

Një incident ka ndodhur mbrëmë në fshatin Zasellë të Mitrovicës, ku janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit.

Në lidhje me këtë rast dy persona kanë përfunduar në prangat e Policisë

Rasti ka ndodhur rreth orës 19:45, ku një person nga vetura e tij ka  shkrepur në ajër disa herë me armë zjarri, para se të largohej në drejtim të Shalës së Bajgorës.

Me të marrë vesh rastin, Policia kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë lokalizuar vetura me personat e dyshuar brenda saj.

Ndërkohë, gjatë intervistimit, njëri nga të dyshuarit ka pranuar se kishte shtënë me armë në ajër, duke deklaruar se veprimi ishte pa ndonjë qëllim të caktuar.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori Kujdestar për krime të rënda, i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh, si dhe ka inicuar rastin për veprat penale, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

Related Articles