Dy persona janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur, ndërsa një person ka hapur zjarr në Kiev, tha kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko.
Incidenti ndodhi në lagjen jugore Holosiivskyi, shkruan BBC.
Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko, konfirmoi më vonë se njerëz ishin marrë peng në një supermarket dhe se sulmuesi qëlloi ndaj oficerëve të policisë përpara se të vritej.
Numri i saktë i të vrarëve dhe të plagosurve është i paqartë, por Klitchko tha se të paktën 10 persona ishin dërguar në spital, përfshirë një fëmijë.
