Në Australinë veriore tre persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë nga të shtënat në një pronë.
Të shtënat ndodhën të enjten në mëngjes me kohën lokale në një fermë bagëtish në Bogie në Queensland, thanë autoritetet.
Policia e Queensland ka mbyllur një zonë përreth pronës teksa po kërkohen të dyshuarit.
Viktimat nuk janë identifikuar, por besohet se janë të afërm të të plagosurit, shkruan BBC.