Një incident është regjistruar këtë pasdite në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Rastin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se njësitet policore janë angazhuar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes pas marrjes së informatës rreth orës 17:30.
Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për të lënduar.
“Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti.