Një gjuajte me armë zjarri ka ndodh mbrëmë në Kolovicë të Prishtinës, konkretisht në rrugën “Haxhi Zeka”.
Një person ka lajmëruar Policinë se derisa ishte në veturën e tij, disa persona me të cilët kishte pasur probleme kanë shtënë me armë zjarri në drejtim te tij.
Siç mëson Gazeta Sinjali nga burimet e saja, edhe grup tjetër që shtinë në drejtim të viktimës ishin në veturë.
Viktima sipas informative që i ka Gazeta Sinjali është 22 vjeçar dhe ka shpëtuar pa lëndime.
Ky i fundit është emër i njohur për policinë, pasi siç mëson Gazeta Sinjali nga burimet e saja, ai i ka 30 raste të hapura për armë ilegale dhe drogë.
Rastin e ka kofnirmuar edhe Policia, e cila ka thënë se në vendin e ngjarjes ka gjetur gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja.
Rasti tash është nën hetime nga njësitet kompetente.