Të shtunën e 26 prillit, në Prishtinë do të testohet sistemi i alarmit publik.
Siç bëhet e ditur, gjatë këtij testimi, do të dëgjohet një alarm me zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda.
Thuhet se ky është vetëm një test rutinë me qëllim që të verifikohet funksionaliteti dhe efektiviteti i sistemit në rast emergjence.