Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka vizituar varrin e babait të tij, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai ka shkuar në varreza i vetëm pasi Gjykata Speciale nuk i kishte dhënë leje për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.
Thaçi ka marrë leje për të vizituar varrin pas tre ditësh, ku edhe ka vendosur një kurorë lulesh.
“Te varri yt erdha i fundit babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë me dorë, do t’i falënderoj të gjithë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, thuhet në mbishkrimin e vendosur në kurorë. /Gazeta Enigma/