Gjykata Themelore në Ferizaj e ka shpallur fajtor dhe i ka shqiptuar dënimin prej 180 ditësh burgim të pandehurit E.Q, i cili dyshohet se kërcenoi babanë e tij.
Sipas arsyetimit të Gjykatës, i pandehuri pas një mosmarrëveshje verbale me prindin, e ka kërcenuar se do ta vriste nëse nuk do ta shiste shtëpinë ashtu siç kishte kërkuar.
“I pandehuri akuzohet se 08.05.2020, në shtypin e tyre në Shtime me qëllim të shkaktimit të ankthit apo frikësimit i kanoset seriozisht prindit –babait E.Q. se do ta privoj nga jeta, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje verbale në mes tyre, për shkak se i pandehuri po kërkonte nga prindërit e tij të shesin shtëpinë, kurse ata nuk pranonin i drejtohet me fjalë; të vras, krejt sendet e shtëpisë ka me i thye, qohna krejt i bëj kërrsh; me këtë veprim tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë dhe pasiguri, pas këtij rasti i dëmtuari me bashkëshorten e tij është larguar nga shtëpia” , thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.