Tea thotë se nuk ka prekur libër me dorë që 15 vjeçe

Tea thotë se nuk ka prekur libër me dorë që 15 vjeçe

Tea Trifoni është një nga konkurrentet e këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP. Së fundmi, ajo ka rrëfyer detaje rreth jetës së saj, ndërsa u ndal tek divorci i prindërve, sesi ai ndikoi jetën e saj por edhe tek shkollimi.



Ndërkaq, ish-konkurrentja e Përputhen habiti kur tha se që në moshën 15-vjeçare ajo nuk ka prekur asnjë libër me dorë. Kjo për faktin se prindërit e çuan në një shkollë me profil shkencor.

Ajo foli me superlativa për veten, duke theksuar se ishte shumë e zgjuar dhe merrte informacion nga burime të tjera,ia doli të përfundonte shkollën me mesataren e lartë 9.5. Një gjë e vështirë për t’u besuar në fakt.

Tea ka rënë në sy gjatë këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP, duke rënë në sy edhe për debatet e shumta ku ka qenë protagoniste.

Related Articles