Një personi në Kamenicë i është marrë patentë shoferi për tre muaj pasi që ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar gjatë vozitjes.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi.
Policia ka njoftuar se Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, stacioni policor Kamenicë sot në kuadër të zbatimit të planit operativ “Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në fshatin Hodonoc të komunës së Kamenicës.
Sipas Policisë, kundërvajtësi është vërejtur gjatë mbajtjes së këtij pikë kontrolli
“Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzet (40) km/h duke vozitur me shpejtësinë nëntëdhjetë e pesë (95) km/h”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas këtij njoftimi, këtij personi i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 eurove, i është konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshme e ndalim vozitjes në afat prej tre muaj dhe tri pikë negative.