Teksa Luizi ishte i sëmurë, sjellja e Oltës krahasuar me atë të Kiarës, surprizon publikun

Teksa Luizi ishte i sëmurë, sjellja e Oltës krahasuar me atë të Kiarës, surprizon publikun

Të gjithë e dini tanimë që Luizi dhe Olta janë bashkë në lojën siameze. Kjo sfidë bëri që i gjithë publiku të njihte një anë tjetër të Oltës e vecanërisht të marrëdhënies mes dy artistëve.

Gjatë gjithë ditës së djeshme, Luizi ka pasur dhimbje të fortë koke, duke kërkuar të qëndrojë shumicën e kohës i shtrirë ose në ambiente të qeta. Dhe e dini kush ju gjend afër, jo vetëm sepse ishte e detyruar por sepse u bë merak? Olta Gixhari.

Aktorja jo vetëm që e mirëkuptoi duke qëndruar në ambientet e shtëpisë ku donte Luizi, por edhe u kujdes për të. Madje në një moment Olta kritikoi Kiarën për sjelljen e saj të ftohtë, teksa kjo e fundit thjesht buzëqeshi.

Duke krahasuar sjelljen e dy vajzave, ku njëra është e dashura e Luizit (Kiara) e tjera kundështarja kryesore e tij në lojë (Olta), në rrjet janë bërë virale dy momente kyce të cilat i gjeni në një përmbledhje në videon e mëposhtme.

Shumica e publikut ka shpërthyer në komen te kundër Kiarës e indiferencës së saj, e gjithashtu të gjithe janë habitur nga kujdesi dhe zemërgjerësia e Oltës.

Related Articles