Telashe me protokoll në OKB, delegacioni i Kosovës i prirë nga Osmani hyn me vonesë në sallë

Telashe me protokoll në OKB, delegacioni i Kosovës i prirë nga Osmani hyn me vonesë në sallë

Takimi në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së nisi me pakëz vonesë në New York.

Kryesuesja e takimit, e cila vjen nga Malta, tha se duhet ta prisnin pak delegacionin e Kosovës.

“E di se po më shihni çuditshëm, por është çështje protokolli i Kombeve të Bashkuara të presim derisa të vijë edhe delegacioni i Kosovës. Pra, duhet të presim, sipas protokolit. Duket se erdhën. Mund të vazhdojmë me takimin”, tha ajo, ndërkohë që Osmani me delegacionin e saj hynë në sallë.

“Në pajtim me rregullën 39 të rregullave, procedurës, ftoj zonjën Vjosa Osmani që të marrë pjesë në takim”, tha kryesuesja.

Siç edhe ka paralajëmruar Presidentja Osmani në seancën e Këshillit të Sigurimit ka hyrë e shoqëruar nga katër gra heroina nga Kosova, me të cilat gjatë ditës publikoi një videomesazh. Me Presidenten janë Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi, Elhame Muçollin dhe Shyrete Tairin të cilat kanë pësuar nga lufta e fundit në Kosovë në forma të ndryshme. Osmani tha se do ta përfaqësojnë Kosovën për t’u siguruar që e vërteta do të dëgjohet dhe do të mbrohet.

Related Articles