Telashe në BIK në Malishevë, nuk e duan kryetarin që ua caktoi Tërnava: Paguhet nga Turqia

Telashe në BIK në Malishevë, nuk e duan kryetarin që ua caktoi Tërnava: Paguhet nga Turqia

Imamët në Këshillin e Bashkësisë Islame në Malishevë janë duke dal kundër kryetarit që iu është caktuar nga Myftiu Naim Tërnava. Sipas një njoftimi, imamët kanë akuzuar rëndë kryetarin e BIK në Malishevë, Sead Paqarizin.

Sipas njoftimin të imamit Bedri Hoxha, kryetari i BIK-ut në Malishevë Sead Paqarizi, “ka shpifur dhe ofenduar imamët duke sjellur letra kinse anonime por të shënuar nga vetë ai. Ka krijuar përçarje të madhe në mes të imamëve si dhe ka prishur raportet në mes të imamëve dhe xhematit”, i cili ka radhitur edhe disa pika të tjera.

Madje në postimin e tyre thuhet se Paqarizi “është imam i cili paguhet drejtë për drejtë nga shteti turk”.

Imamët në Malishevë janë mbledhur 8 gjithsej dhe thonë “se nuk e njohim Sead Paqarizin për kryetarë të Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë”.

Related Articles