Telashe pronësore në Gjakovë, 42-vjeçari ia ndal punimet personit që po punonte tokën e nipit 

Telashe pronësore në Gjakovë, 42-vjeçari ia ndal punimet personit që po punonte tokën e nipit 

Një rast kontestimi pronesor ka ndodhur dje në fshatin Madanaj të Gjakovës, ku një person dyshohet se ka kërcënuar një 53-vjeçar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se motivi i konfliktit lidhet me një kontest pronësor në mes të të dyshuarit dhe nipit të viktimës.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur derisa viktima po punonte tokën e nipit të tij, mirëpo puna iu ndal në gjysmë nga i dyshuari, i cili e ka kërcënuar me fjalë.

Përballë kësaj situate, 53-vjeçari ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer në detaje gjithë atë që ka ndodhur.

42-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Kanosje’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

Related Articles