Një telefonues ka bërë shaka me presidentin amerikan, Joe Biden gjatë një ngjarjeje për Krishtlindje në Shtëpinë e Bardhë.
Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden ishin duke pritur thirrjet telefonike me rastin e festave të fundvitit kur një baba i tha presidentit “Le të shkojmë, Brandon”.
Me sa duket i pavetëdijshëm për këtë gjë, Biden tha se ishte dakord, raporton bbc.
Termi, i cili është bërë i zakonshëm për shumë konservatorë, është kod fyes drejtuar Bidenit.
Çifti i parë po fliste virtualisht me fëmijët në Shtëpinë e Bardhë, duke ndjekur udhëtimin e saj të Babagjyshit nëpërmjet Komandës së Mbrojtjes Ajrore të Amerikës së Veriut.
“Unë supozoj se je babi”, tha presidenti.
“Përshëndetje. Po zotëri”, u përgjigj Jared.
“Mirë, babi, çfarë do për Krishtlindje?”, pyeti Biden.
“Ndoshta një natë të qetë”, u përgjigj duke buzëqeshur Jared. /Gazeta Enigma/