Telefonuesi bën shaka me Bidenin për Krishtlindje – reagimi i presidentit amerikan bëhet viral

Telefonuesi bën shaka me Bidenin për Krishtlindje – reagimi i presidentit amerikan bëhet viral

Një telefonues ka bërë shaka me presidentin amerikan, Joe Biden gjatë një ngjarjeje për Krishtlindje në Shtëpinë e Bardhë.

Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden ishin duke pritur thirrjet telefonike me rastin e festave të fundvitit kur një baba i tha presidentit “Le të shkojmë, Brandon”.

Me sa duket i pavetëdijshëm për këtë gjë, Biden tha se ishte dakord, raporton bbc.

Termi, i cili është bërë i zakonshëm për shumë konservatorë, është kod fyes drejtuar Bidenit.

Çifti i parë po fliste virtualisht me fëmijët në Shtëpinë e Bardhë, duke ndjekur udhëtimin e saj të Babagjyshit nëpërmjet Komandës së Mbrojtjes Ajrore të Amerikës së Veriut.

“Unë supozoj se je babi”, tha presidenti.

“Përshëndetje. Po zotëri”, u përgjigj Jared.

“Mirë, babi, çfarë do për Krishtlindje?”, pyeti Biden.

“Ndoshta një natë të qetë”, u përgjigj duke buzëqeshur Jared. /Gazeta Enigma/

Related Articles