Televizioni i Real Madrid-it: La Liga fillon e manipuluar!

Televizioni i Real Madrid-it: La Liga fillon e manipuluar!

Real Madrid TV ka kundërshtuar vendimin e La Ligës për të mos shtyrë ndeshjen e raundit të parë kundër Osasunas.

36 herë kampionët e Spanjës e kërkuan këtë për t’u dhënë më shumë kohë për t’u rikuperuar nga Kupa e Botës për Klube.

“La Liga 2025/26 fillon e shtrembëruar dhe e manipuluar, një skuadër fillon me një vonesë fizike dhe taktike me vendim, jo rastësisht, ata e bëjnë një skuadër të garojë të rraskapitur pa përgatitje, kjo nuk është një goditje për një ndeshje, por një goditje për të gjithë sezonin”, thanë ata në Real Madrid TV.

Real Madridi kishte vetëm 15 ditë për t’u përgatitur, pasi arriti në gjysmëfinalet e Kupës së Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara. Në krahasim, Barcelona është përgatitur për sezonin e ri për 33 ditë, ndërsa Atletico Madrid për 27. Real Madridi pati mbështetjen e Osasunës dhe Federatës për të shtyrë ndeshjen e parë.

Related Articles