Temperatuarat në Pakistan arrijnë në 52 gradë Celsius

Temperatuarat në Pakistan arrijnë në 52 gradë Celsius

Pakistani jugor është përfshirë nga temperaturat ekstremisht të larta, me provincën Sindh që shënoi temperaturat mbi 52 gradë Celsius, afër rekordit më të lartë të vendit.

Temperaturat ekstreme në të gjithë Azinë gjatë muajit të kaluar me shumë gjasa janë si rezultat i ndryshimeve klimatike, kanë thënë një ekip shkencëtarësh ndërkombëtarë.

Në Mohenjo Daro, një qytet në Sindh, i njohur për vendet arkeologjike që datojnë nga qytetërimi i Luginës së Indus, i ndërtuar në vitin 2500 para erës sonë, temperaturat u rritën deri në 52.2 gradë. Mohenjo Daro është një qytet i vogël që përjeton verëra jashtëzakonisht të nxehta dhe dimër të butë dhe reshje të pakta.

Temperatura më e lartë e regjistruar në Pakistan ishte në vitin 2017 kur temperaturat u rritën në 54 gradë Celsius në qytetin Turbat, që ndodhet në provincën jugperëndimore të Balochistanit. Kjo ishte e dyta më e nxehta në Azi dhe e katërta më e larta në botë. /Gazeta Enigma

Related Articles