Ministria e Shëndetësisë sërish u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin gjatë këtyre ditëve, raporton Gazeta Enigma.
MSH bën apel të gjithëve që t’u përmbahen rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit.
Qëndroni larg të nxehtit
Përdorni krem mbrojtës ndaj diellit
Pini ujë rregullisht
Shmangni ekspozimin direkt në diell nga ora 10:00 deri në 17:00
Vishuni me rroba të lehta dhe me ngjyra të hapura
Limito sasinë e kafeinës dhe alkoolit
Mbajeni shtëpinë e freskët
Nëse keni shenja si: marramendje, djersitje, te vjella, konfuzion etj, drejtohuni për ndihmë mjekësore në Qendrën më të afërt Shëndetësore.