Temperaturat arrijnë deri 40 gradë

Temperaturat arrijnë deri 40 gradë

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë veror. Erërat jugperëndimore do të fillojnë të fuqizohen. Temperaturat pritet të jenë mjaft të larta dhe pritet të luhaten nga 17 ajo minimale deri në 37 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë veror. Do të ketë fuqizim gradual të erërave jugore, jugperëndimore dhe perëndimore. Pasdite në disa zona të izoluara në Mal të Zi dhe thellë në veri të Shqipërisë mund të ketë zhvillime të vranësirave vertikale me ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Temperaturat deri në 40 gradë Celsius parashihen në vendet më të nxehta.

Related Articles