Në Kosovë po mban mot i nxehtë me temperatura të larta.
Për këtë arsye, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dalë me këshilla për sigurinë e ushqimit në këto ditë të nxehta të verës.
Në këtë njoftim thuhet se është shumë e rëndësishme që të kujdeseni për sigurinë e ushqimit që e konsumoni gjatë këtyre ditëve ku temperaturat kanë arritur në 38 Gradë.
“Kujdesi për sigurinë e ushqimit gjatë verës nuk është vetëm një zakon i mirë, por një nevojë për shëndetin dhe mirëqenien tuaj”, thuhet në njoftimin e lëshuar.
Më shumë informacione brenda fotografisë: