Policia e Pejës ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë apo lajmërojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të tilla të zjarrvënieve.
Ky apel vjen pas temperaturave të larta që kanë kapluar vendin dhe përvojave nga vitet e kaluara.
“Policia e Kosovës do të ndërmerr masa ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme”.
“Apelojmë tё tё gjithё qytetarët tё rajonit tё Pejёs, qё maksimalisht tё jenё tё kujdesshёm nё çdo aktivitet qё mund tё shkaktoj zjarre gjatё përdorimit si (shkrepsa, cigare, grilla, zjarre nё natyrё etj)”, thuhet mes tjerash në apel.