Mot i thatë me mëngjese me ngrica do të na shoqëroj gjatë kësaj jave.
Në ultësira do ketë kushte për mjegull, ndërkaq cilësia e ajrit do të përkeqësohet.
Sot do të mbajë mot kryesisht me kthjellime e diell, por se në ultësira shfaqen kushte për mjegull, që vende-vende mund të mbetet gjatë gjithë ditës. Orëve të mëngjesit shumë ftohtë me ngrica.
Temperaturat fillimisht në rënie ditëve të para të kësaj jave nga -5C e -4C minimalet, e maksimalet 3C deri 5C. Më pas shënojnë rritje të lehtë deri në 8C maksimalet, e ato minimale mbesin në vlera negative. Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s.