Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende –vende me kushte për riga të intensitetit të dobët.
IHK njofton se në mëngjes parashihet të ketë mjegull mesatare deri të dendur.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.
Gjatë këtyre ditëve do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fort nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit.