Temperaturat maksimale sot arrijnë deri në 33 gradë Celsius

Temperaturat maksimale sot arrijnë deri në 33 gradë Celsius

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të jetë një ditë e nxehtë, ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 33 gradë Celsius, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas IHMK-së, moti do të jetë me diell dhe temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 18 gradë Celsius.

Ndërkaq ato maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29 dhe 33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s. /Gazeta Enigma/

Related Articles