Edhe sot në vendin tonë do të mbajë mot i nxehtë.
Përreth relieveve pasdite mund të ketë zhvillime të vransirave të pakta, por pa mundësi për të reshura.
Temperaturat në vise të ulëta luhaten nga 16C deri 35C, e në vise malore nga 13C deri 28C. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja 2-4m/s, e nga Dukagjini nga jugu 2-5m/s.
Indeksi UV shumë i lartë, ndaj orëve të mesditës preferohet t’i ikim ekspozimit në diell. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe të mira.
Po sshtu edhe nesër do të mbretërojë mot kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.
Temperaturat në vise të ulëta lëvizin ndërmjet 17C deri 37C, e në vise malore 15C deri 28C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare dhe mesatare nga verilindja e lindja 3-9m/s. Indeksi UV në vlera shumë të larta, ndaj orëve të mesditës duhet t’i shmangemi qëndrimit në rreze të diellit.
Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe të mira, njofton weatherprishtina.