43 gradë Celsius, apo edhe më shumë, autoritetet maqedonase paralajmëruan popullatën për temperatura ekstreme, por nuk janë të vetmit në këtë situatë.
I nxehti përvëlues ka munduar këto ditë pjesë të tëra të Europës Juglindore, duke bërë që njerëzit t`i vërsulen plazheve, shatërvanëve publikë apo ambienteve me ajër të kondicionuar, me shpresën të gjejnë aty shpëtim nga vapa.
Temperatura që kapërcenin 40 gradët janë regjistruar dhe në disa pjesë të Greqisë.
Metereologët presin që në Athina, i nxehti përvëlues të vazhdojë të paktën deri javën tjetër, një ndër më të gjatët që prej mesit të viteve 1980.“Kjo valë është në progres. Është një fenomen i rrezikshëm meteorologjik, sepse diferenca mes temperaturave më të larta dhe atyre më të ulëta nuk është shumë e madhe”, thotë drejtori i shërbimit kombëtar grek të mtereologjisë, Theodoris Coridas.
Autoritetet në Serbi, Bullgari e vende të tjera të prekura, raportojnë për situata të ngjashme e bëjnë të shmangen orët e pikut për lëvizje dhe të konsumohen sa më shumë lëngje.
Në Greqi sakaq, për të tretën ditë radhazi zjarret kërcënojnë shtëpi, e flakët thuhet t’i jenë afruar qytetit të Patras.