Shqipëria do të përballet sot me Poloninë në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian.
Pas një rezultati të favorshëm në udhëtim ndaj Çekisë, ku “Kuqezinjtë” barazuan me rezultat 1-1, lojtarët e udhëhequr nga Sylvinho do të kërkojnë tre pikët sot në “Air Albania”.
Sipas lexuesve të “GazetaBlic Sport” ka pasur tensione mes tifozëve polakë dhe atyre shqiptarë.
Raportohet se tre polakë janë sulmuar pasi nga ta është marrë edhe një “banderolë”.