Tensione në AAK, Albana Bytyqi “godet” Time Kadrijajn

Tensione në AAK, Albana Bytyqi “godet” Time Kadrijajn

“Çarjet” e raportit AAK-NISMA kanë krijuar mospajtime edhe përbrenda Aleancës.

Në mesin e tensioneve dhe konfuzitetit lidhur me konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit, deputetja e porsazgjedhur e AAK-së, Albana Bytyqi, ka “thumbuar” bashkëpartiaken e saj, Time Kadrijaj.

Në një postim në Facebook, Bytyqi shkroi:

“Me votën e saj në zgjedhjen e Fatmir Limajt si kryeparlamentar, Time Kadrijaj tregoi se interesi personal i vjen përpara interesit të partisë dhe votuesve. Kur tradhtohet parimi për një karrige, nuk flasim më për kontribut”.

Related Articles