Seanca e parë e legjislaturës së re të Kuvend të Shqipërisë ka nisur me debate dhe tensione nga ana e opozitës, pas kërkesës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha për të mbajtur fjalën për procedurë.
Berisha bashkë me deputetët demokratë, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe të tjerë bllokuan foltoren e Kuvendit, nga ku Berisha vijonte të fliste më gjithë kërkesën e vazhdueshme të drejtuesit të seancës, Vasil Llajo, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Mes debatesh u votua komisioni për verifikimin e mandateve ndërsa seanca e radhës u vendos për sot në orë 17:00.