Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë qe e tensionuar. Deputeti Flamur Noka ka goditur me një shishe uji Taulant Ballën.
Sipas raportimeve, rasti ndodhi pas debateve të ashpra ku Niko Peleshi i hoqi të drejtën e fjalës Nokës dhe bllokimit të foltores nga deputetët e PD, dhe me ç’rast seanca u ndërpre.
Gjatë momentit kur u ndërpre seanca, Noka i rrethuar nga deputetët e tjerë është afruar tek Balla dhe ka goditur me një shishe uji Ballën.
