Tensione në Kuvendin e Shqipërisë – Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet

Tensione në Kuvendin e Shqipërisë – Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet

Sesioni i ri parlamentar për vitin 2026 në Shqipëri ka nisur me tensione dhe është mbyllur pas 20 minutash punime.

Që në nisje të seancës derisa kreu i Kuvendit Niko Peleshi mori fjalën, deputetët e PD-së kanë bllokuar foltoren dhe kanë kërkuar largimin e Belinda Ballukut nga salla.

“Si nuk u lodhe o burrë’, dëgjohet Peleshi duke iu drejtuar Gazment Bardhit i cili fliste mbi fjalën e tij duke kërkuar largimin e zv/kryeministres nga salla e Kuvendit.

E ndërsa opozita nuk ka pranuar që të ulen në karriget e tyre dhe të vazhdojë seanca, Peleshi me kërkesë të kreut të grupit parlamentar të PS ka hedhur në votim projektligjet, të cilat janë miratuar me votat e kësaj partie.

Related Articles