Donald Trump po dëshmon në një gjykatë të New Yorkut.
Ai është përplasur në mënyrë të përsëritur me gjyqtarin i cili u kërkoi avokatëve të Trumpit ta kontrollojnë atë.
Trump akuzohet se ka fryrë masivisht vlerën e pronave me mbi 2 miliardë dollarë (1.65 miliardë £) për të siguruar kredi të favorshme.
Humbja e gjyqit mund të rezultojë në një gjobë prej 250 milionë dollarësh, dhe ndalimin e Trumpit të bëjë biznes në shtetin e tij të origjinës dhe humbjen e kontrollit të pronave ikonike si ”Trump Tower”.
Gjykatësi tashmë ka vendosur që Trump ka fryrë ndjeshëm vlerën e pronave të tij.
Shkëndijat vazhdojnë të fluturojnë mes gjyqtarit të New York, Arthur Engoron dhe ish-presidentit, i cili vazhdon t’u përgjigjet pyetjeve.
“Unë po konsideroj të nxjerr përfundime negative nga çdo pyetje që mund të bëhet”, thotë Engoron.