Lëvizja Vetëvendosje sot ka zhvilluar një takim në Skenderaj në kuadër të fushatë zgjedhore, raporton Gazeta “Enigma”.
Kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, u prit me brohoritje të ndryshme, e në mesin e tyre pati edhe thirrje “Thaçi – Thaçi” dhe “Albin hajni”, derisa pranë tubimit ku u mblodhën disa qytetarë dhe Policia intervenoi për t’i larguar.
Për shpërndarjen e masës Policia detyrohet të përdor edhe gaz lotsjellës.
Për mbërritjen e Kurtit në tubim u përdoren çadra për t’u mbrojtur, pasi pati edhe gjuajtje me gurë.
Qytetarët kanë bërtitur në drejtim të Kurtit edhe me fjalët “incizimet, incizimet”, duke aluduar kështu në audio-inicimin e publikuar të shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës me kriminelin Millan Radoiçiq.