Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret, ka deklaruar se “sa u përket tensioneve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, BE-ja po e monitoron nga afër situatën në terren dhe u bën thirrje të gjitha palëve që të mos ndërmarrin asnjë veprim apo të intensifikojnë retorikën”.
Siç ka thënë Giaufret, nëse vazhdohet më këtë gjuhë “nuk do të çojë në ngjarje pozitive”.
Ai, i pyetur se çfarë po bën BE për të ulur tensionet, për të parandaluar përshkallëzimin dhe nëse Unioni është i shqetësuar se mund të humbet kontrolli në terren, deklaroi vetëm se “BE-ja është shumë e angazhuar”.
“Miroslav Lajçak sot vjen në Beograd, dje ishte në Berlin ku ishin Albin Kurti dhe kryeministrja Ana Brnabiç. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen që të mos prishet stabiliteti”, pohoi Giaufret.
“Në muajt e kaluar kemi parë situata të vështira dhe se tensionet po intensifikohen sërish. Ajo që duhet të bëjmë është të ruajmë marrëveshjen dhe që gjithçka që është rënë dakord për të ruajtur frymën e dialogut të marrëveshjes”.
Situata në veri është tensionuar pasi policia e Kosvoës filloi zbatimin e vendimit të shkallëzuar dhe policët serbë atje refuzuan ta zbatojnë vendimin.
Për këtë arsyeje, u shkarkua edhe drejtori i policisë në Veri, Nenad Gjuriç.
Pas shkarkimit, Lista Serbe njoftoi se do të fillojë reagimin, i cili fillon nga e diela me protesta, kurse të shtunën do të vendoset nëse serbët e Kosovës do të largohen përfundimisht nga institucionet e Kosovës.