Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar për situatën e krijuar në veri të Kosovës, pas dorëheqjes së përfaqësuesve të Listës Serbe nga institucione publike në Kosovë.
Në reagimin e tyre për situatën, Këshilli i Ambasadorëve shqiptare bën me dije se po përcjell me shqetësim zhvillimet në Kosovë dhe se refuzimi i zbatimit të i zbatimit të urdhrave ligjorë të strukturës drejtuese të policisë së Kosovës, nga eprorët e policisë të komunitetit serb në veri, është veprim jo vetëm kundër ligjor, por dhe provokues e i rrezikshëm.
Këshilli i ambasadorëve thotë se në asnjë shtet nuk mund të këtë dy sistem juridike dhe institucionale paralele. Repubilka e Kosovës është shtet sovran dhe demokratik, që ofron garanci kushtetuese dhe ligjore pakrahasimisht të larta për pakicat etnik.