Ish-ministri Pandeli Majko ka regaur sot lidhur me situatën e krijuar në Veri të Kosovës.
Me anë të një reagimi në “Facebook” Majko është shprehur se shpresa në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë është bërë e rrezikshme, dhe sipas tij vendimet e vështira janë afër.
REAGIMI I MAJKOS
Në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, shpresa është bërë e rrezikshme.
Vendimet e vështira janë afër.
Guximi sot, nuk ka të bëjë me njerzit që humb, por me ata që shpëton.
Ndërkohë kujtojmë se ditën e sotme një grup aktivistësh ka protestuar para ambasadës së Serbisë në Tiranë dhe ku kanë kërkuar që qeveria shqiptare të kushtëzojë marrëdhëniet me Serbinë.