Tensionet në veri të Kosovës, eksperti amerikan thotë se reciprociteti do të jetë jetëshkurtër

Tensionet në veri të Kosovës, eksperti amerikan thotë se reciprociteti do të jetë jetëshkurtër

Tensionet në veri të Kosovës të krijuara për shkak të vendimit të qeverisë për reciprocitet për targat dhe dokumentet për qytetarët serbë, kanë ngjallur reagime të shumta.

Qeveria për shkak të tensioneve vendosi që me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të shtyej vendimet për aplikimin e tyre nga 1 shtatori.

Reagimet rreth kësaj çështjeje kanë vënë në dyshim se sa mund të aplikohet ky vendim nga 1 shtatori dhe nëse mund të ketë tensione përsëri.

Rreth kësaj është deklaruar edhe eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit Perëndimor, Alon Ben Meir.

Eksperti amerikan ka thënë se çdo marrëveshje që kërkon ndryshimin e targave të makinave dhe që kërkon dokumente shtesë, në rastin më të mirë sipas ekspertit, kjo marrëveshje do të jetë jetëshkurtër.

“Unë besoj se çdo marrëveshje që kërkon ndryshimin e targave të makinave që kalojnë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe kërkon që qytetarët nga të dyja palët të marrin dokumente të përkohshme udhëtimi kur të hyjnë në vendin e njëri-tjetrit, në rastin më të mirë, do të jetë jetëshkurtër siç e kemi parë tashmë”, ka thënë Ben Meir.

Related Articles