Një tentim grabitjeje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në një pompë derivatesh në Obiliq.
Dy persona të maskuar kanë tentuar të hyjnë me forcë në kabinën e punëtorit, duke thyer xhamin, por nuk kanë arritur të marrin asgjë dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Sipas njoftimit të Policisë, punëtori i pompës ka pësuar lëndime trupore gjatë incidentit dhe ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
“TENTIM GRABITJE- Obiliq/31.05.2025-02:05. Viktima mashkull/k, punëtor në një pompë të derivateve ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e mjeteve të forta kanë tentuar të kryejnë grabitje duke thyer xhamin e kabinës, por nuk kanë arrit të marrin asgjë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.”