Një tentativë vetëvrasjeje ka ndodhur në qytetin e Pejës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili shtoi se viktima është jashtë rrezikut për jetë.
“Me autorizimin e prokurorit të Shtetit për Krime të Rënda, policia po grumbullon prova dhe njëkohësisht është duke punuar për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. Viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Deri më tani, është jashtë rrezikut për jetë,” tha Shkodran Nikçi.
