Tentim vrasje në Deçan, arratiset dorasi

Tentim vrasje në Deçan, arratiset dorasi

Një person ka gjuajtur me armë drejt një tjetri, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Deçan.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se i dyshuari është arratisur.

“Sot rreth orës 15:00, stacioni policor në Deçan është njoftuar se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” ka të shtëna me armë zjarri”.

“Policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes, ka kuptuar se një person kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër. Nuk ka persona të lënduar, ndërkaq i dyshuari i cili është i njohur për policinë, është arratisur”, thuhet në përgjigje.

Related Articles