Një burrë dhe një grua janë lënduar, pasi dy persona tjerë kanë shtënë me armë drejt tyre, në Mitrovicë, raporton Gazeta Enigma.
Burri ka pësuar lëndime më të rënda. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve kompetent gjendja e tij është stabile, ndërsa lëndime të lehta ka pësuar edhe viktima femër të cilës po ashtu i është ofruar tretman mjekësor.
Të dyshuarit kanë ikur me veturë në drejtim të panjohur.
Rasti ndodhi mbrëmjen e së martës, sipas raporti 24-orësh të policisë.
Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar veturën e viktimës për ekzaminim. /Gazeta Enigma