Tentim vrasje në Prishtinë

Tentim vrasje në Prishtinë

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ditën e ejnte në Prishtinë ka ndodhur një tentim vrasje.

Policia njofton se mbrëmë rreth orës 23:10, në Prishtinë një qytetar ka raportuar se drejt tij ka pasur të shtëna armësh.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte duke lëvizur me veturën e tij, dy persona të pa njohur për të i kanë bërë me shenjë të ndalet, pasi është ndalur njëri nga ta ka ekspozuar armën, viktima ka tentuar të ikë dhe i dyshuari ka shtënë me armë në drejtim të tij duke qëlluar në veturë me katër predha”. shkruan në raportin e policisë.

Policia poashtu tregon se viktima nuk ka pësuar ndonjë lendim, por vetëm se kanë gjetur predha në veturën e tij.

Të dyshuarit ende nuk dihen, por njësitet policore janë në kërkim të tyre.

Related Articles