Deputeti i Lidhjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka folur për tentimin e 19-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Bahtiri u shpreh se situata aktuale është papërgjegjësi totale e deputetëve që i ka zgjedh populli.
“I takon deputetëve të marrim vendime në të mirë të qytetarëve pavarësisht se cilës parti i takojnë. Secila parti i din votat e veta dhe ne duhet të gjejmë një zgjedhje përfundimtare për të qeverisur këtë vend. Është gabim i madh që po bëhet mes partive politike”, tha Bahtiri.
Deputeti shtoi se derisa LVV voton për të zgjedhur organet ka përparësi në aspektin e dëshirës për t’i zgjedhur për dallim nga partitë tjera.
Bahtiri ritheksoi se janë të gatshëm çdoherë për kompromis.